Starova: Duam rezultat pozitiv ndaj Flamurtarit, Trashi ka bërë autokritik (VIDEO)

Trajneri i Partizani, Sulejman Starova ka folur për sfidën e javës së 17 ndaj Flamurtarit. Strategu i të kuqve, duke folur për mediat para ndeshjes, është shprehur se kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për të vijuar rrugëtimin e mirë në fazën e dytë.

“Flamurtarin e njohim shumë mirë. Njohim lojtarët që kanë afruar. Ne do të shkojmë për rezultat pozitiv. Ata po ecin mirë këtë sezon, ndryshe nga ne, që e nisëm keq, por tani jemi 4 pikë pas vendit të dytë. Flamurtari ka bërë përforcime edhe në merkaton e dimrit, kështu që do ta kemi të vështirë. Përballemi me një ekip me synime madhore, por synojmë rezultatin pozitiv.

Kemi afruar disa lojtarë, për të cilët mendojmë se na shërbejnë. Ka ndonjë në provë dhe presim dokumentacionin për disa të tjerë. Lojtarët që kemi marrë janë një vlerë e shtuar te Partizani. Besoj se jemi forcuar dhe do të ecim më mirë. Për lojtarët e larguar mendoj se është një kapitull i mbyllur. U uroj suksese atyre që kanë ikur dhe tani flasim vetëm për ata që kemi në dispozicion .

Swiss Digital Desktop Reklama

Trashi? Do kthehet të jetë pjesë e skuadrës, pasi ka bërë autokritikë. Këto janë dukuri që ndodhin në gjithë botën, jo vetëm te ne. Trashi është pjesë e Partizanit”, ka thënë strategu i Partizanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?