Starton sonte Bundesliga, Bayerni nis misionin ndaj Werder-it për titullin e 11-të radhazi
Bundesliga starton sonte sezonin e ri dhe ashtu siç e do tradita, kampionët në fuqi zbresin në fushë. Werder Bremen-Bayern Munich hapin sonte edicionin e 61-të të Bundesligës. Skuadra bavareze është në kërkim të titullit të 11-të radhazi
Bavarezët gjithashtu forcuan mbrojtjen me ardhjen e Kim MinJae nga Napoli dhe realizuan dy goditje pa kosto: Raphael Guerreiro, i cili do të konkurrojë Alphonso Davies për titullarin në krahun e majtë dhe Konrad Laimer, tashmë i rezervuar prej disa kohësh për mesfushën. Në sulm u afrua Harry Kane, për të kompletuar fazën sulmuese pas largimit të Lewandowskit.
Leipzig arkëtoi 240.70 milionë euro nga shitjet, nga të cilat vetëm 90 për Gvardiol, që shkoi te Manchester City. Mbi 150 milionë u riinvestuan, me Lois Openda të thirrur për të harruar Nkunkun, Lukeba për të zëvendësuar Gvardiol dhe përforcimet e zakonshme nga Salzburg (Benjamin Sesko dhe Nicolas Seiwald shkuan në Gjermani).
Borussia Dortmund bëri “vetëvrasje” ndeshjen e fundit të kampionatit të kaluar. Sezonin e ri e fillon pa Jude Bellingham. 103 milionët e mbledhura nga shitja e anglezit u riinvestuan pjesërisht në blerjen e Felix Nmecha të Wolfsburg dhe Marcel Sabitzer të Bayern. Megjithatë, senatorët Hummels dhe Reus qëndruan edhe për një vit. Borussia Dortmund rinovoi me Emre Can, i cili mori edhe shiritin e kapitenit.
KOHA JONË SONDAZH

