Starton sot Seria A me 4 ndeshje, në fushë Napoli dhe Interi

Ditë e sotme do të nisë Seria A, kampionati më i dashur dhe më i ndjekur nga shqiptarët. Katër takime luhen sot për sezonin e ri 2023/2024, me dy sfida në orën 18:30 dhe në 20:45.

Sfida që do të ngrejë siparin për sezonin e ri të Serie A është Frosinone-Napoli. Kampionët në fuqi të Italisë kërkojnë ta nisin kampionatin aty ku e kanë lënë, ndërsa vendasit synojnë të paktn një pilë.

Sfida tjetër e orës 18:30 është Empoli-Verona. Në orën 20:45, do të zbresë në fushë Interi që do të luajë ndaj Monës, me synimin për ta nisur kampionatin me fitore. Ndërsa sfida tjetër e së njëjtës ditë është Genoa-Fiorentina.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?