Statistika dhe kuriozitete, Juventus është dominues në duelin ndaj Milanit

Juventus dhe Milan do të luajnë nesër në mbrëmje një nga klasiket më të bukura të futbollit italian. Kjo do të jetë përballja numër 229 mes këtyre dy skuadrave në të gjitha kompeticionet. Edhe pse kuqezinjtë nuk janë më në nivelet e viteve të mëparshme, ata kanë patur një ecuri të mirë në ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në “San Siro” (4 fitore, 1 barazim), duke shënuar dy ose më shumë gola në shtatë ndeshjet e kampionatit që kanë luajtur në stadiumin e tyre. Juventus do të paraqitet në këtë takim pas pesë fitoresh radhazi të marra në ndeshjet e kampionatit të luajtura në transfertë.

Historia e ndeshjeve mes këtyre dy skuadrave tregon se Juventus ka shënuar golin e parë në gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Milan-it. Goli i tyre mund të realizohet në dhjetë minutat e para të dy pjesëve të lojës, duke parë se bardhezinjtë kanë shënuar të paktën një gol nga minuta e 35-të në atë të 55-të në katër nga pesë ndeshjet e fundit të kampionatit.

Një kuriozitet tjetër është fakti se barazimi i fundit i shënuar mes këtyre dy skuadrave në kampionat daton në 25 shkurtin e vitit 2012, rezultati i famshëm 1-1 i “San Siros”, i çështjes se golit fantazmë të Muntarit. Që nga ai moment në 12 përplasjet mes tyre në Serinë A, 10 fitore kanë shkuar për Juventusin dhe vetëm dy për kuqezinjtë, me një total prej 20 golash të shënuar dhe 8 të pësuar për formacionin bardhezi.  Triumfet e fundit të Milanit datojnë në nëntor të 2012-ës dhe tetor të 2016-ës, të dyja fitoret me rezultatin minimal 1-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke marrë në konsideratë të gjitha kompeticionet nga viti 2007, përqindja e fitoreve të klubit torinez ndaj atij milanez është akoma më e lartë. Nëse në kampionat Juve arrin në 63.6% dominim, përfshi kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë, pra në të gjitha kompeticonet, totali shkon në 65.5%, me një diferencë të madhe, ku nga 29 takimet në tërësi, 19 suksese janë regjistruar nga Juventusi, 6 nga kuqezinjtë dhe 4 janë barazime.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?