Statistikat e tmerrshme/ 30 dëmtime në 5 muajt e fundit te Real Madrid

Real Madrid është në një krizë të thellë, por jo vetëm në rezultate. Një nga problemet më të mëdha gjatë këtij sezoni kanë qenë edhe dëmtimet e shumta. Merengues kanë pësuar 6 humbje deri më tani në kampionat, duke grumbulluar vetëm 30 pikë, 10 më pak se Barcelona.

Sipas statistikave të fundit të publikuara nga gazeta “AS” në 5 muajt e fundit, janë dëmtuar 30 yje të ekipit madrilen, të mbledhur së bashku bëjnë 500 ditë. Bale, Mariano, Marcos Llorente, Aensio dhe Kroos janë disa prej futbollistëve që për momentin po përballen me dëmtime.

Uellsiani është dëmtuar për herë të katërt në këtë sezon dhe për herë të 22-të, që nga koha kur u bashku me Realin (nga viti 2013). Mediat në Spanjë zbulojnë se Santiago Solari shumë shpejt do të largohet nga drejtimi i ekipit madrilen, teksa vendin e tij me shumë mundësi mund ta zërë Mourinho. /Rozalb Lika- Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?