Statistikat flasin qartë, Sadiku është lojtari më efikas i Legias së Varshavës

Kjo të bën të kuptosh sesa mirë dhe shpejt është ambientuar Sadiku në skuadrën e tij të re. Ndoshta, kjo konfirmon edhe njëherë tjetër se pse ai është paguar dhe është bërë nga kjo verë lojtari i huaj më i shtrenjtë, jo vetëm i Legias së Varshavës, por edhe i të gjithë historisë së kampionatit polak, duke shpërblyer më së miri investimin e bërë.
Sadiku, edhe pse në 11 prezenca ka grumbulluar vetëm 568 minuta lojë, ka ditur që të lërë pas shokun e tij të skuadrës, Mikal Kusharczik, i cili numëron gjithashtu 4 gola, dy asiste, por të gjitha këto të realizuara në 12 prezenca dhe në një total prej 778 minutash (më shumë se 200 minuta të luajtura kundrejt shqiptarit). Lista vazhdon me emra të tjerë të rëndësishëm të ekipit, si Kasper Hamalainen (3 gola, 3 asiste në 12 prezenca dhe 772 minuta), apo edhe Guilherme (3 gola, 2 asiste në 12 prezenca).
KOHA JONË SONDAZH

