FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Statistikat që “trembin” Genoa-n, Ronaldo bëhet i frikshëm pas ndeshjeve të kombëtareve

Cristiano Ronaldo shënon gjithmonë pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtares. Trajneri portugez Fernando Santos e ka pranuar vendimin e pesë herë triumfuesit të “Topit të Artë” për të mos marrë pjesë në garat ndërkombëtare me përfaqësuesen e tij. Ky vendim ka bërë që portugezi të ketë të gjithë kohën e nevojshme për të punuar me disa nga shokët e tij për të arritur gjendjen perfekte fizke.

Zakonisht shumë lojtarë pësojnë dëmtime dhe ndihen të lodhur nga loja dhe udhëtimi pas angazhimit me kombëtaret e tyre. Në këtë rast, trajnerët e tyre në skuadrat përkatëse ndihen të shqetësuar për formacionin e titullarëve kur lojtarët kryesorë u dëmtohen në ndeshjet ndërkombëtare. Mirëpo, Allegri do të jetë i qetë, pasi Ronaldo është në formën e tij optimale për ndeshjen e radhës ndaj Genoas.

Siç raporton “Tuttosport”, Ronaldo ka një statistikë interesante, pasi shënon gjithnjë pas ndeshjeve të kombëtareve me ekipin e tij. Rasti i fundit këtë sezon është dopieta që ai realizoi ndaj Sassuolos me fanellën bardhezi në Serie A. Në total ka shënuar 45 gola në 33 ndeshje pas sfidave kombëtare, në katër vitet e fundit. Një shifër që bën që Genoa të përgatitet mirë, pasi do të ketë një mbrëmje të vështirë, këtë të shtunë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?