Statistikat, Thomas Strakosha është portieri i ri më i fortë në Europë

Nëse Lacio ndodhet në zonën Champions në kampionat, ka fituar Superkupën e Italisë në gusht, është kualifikuar në grupet e Europa League dhe në Kupën e Italisë, nuk është meritë vetëm e lojtarëve të kalibrit si Milinkoviç-Saviç, Luis Alberto dhe Imobile, por edhe e atij që mbulon rolin më të vështirë në ekip.

Thomas Strakosha ka bindur trajnerin Inzagi. 22-vjeçari shqiptar është një talent i padiskutueshëm dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Mjafton të kujtojmë penalltinë e pritur ndaj Dibalës dhe pritjen ndaj Kiezës, që e çoi Lacion në gjysmëfinale të Kupës. Statisitikat e bëjnë Thomas Strakoshën portierin e ri më të fortë në Europë.

Më mirë se Donaruma

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk paguhet 6 milionë euro në vit, por Strakosha mban vendin e parë në Europë, në renditjen e portierëve të rinj për pritjet e bëra në këtë sezon. Strakosha ka bërë 67 pritje kundrejt 45 të Donarumës, që mban vendin e 5-të. Në pod janë Alban Lafont, portieri i Tuluzës, dhe Bingourou Kamara i Strasburgut me 49 pritje. Një kënaqësi e madhe për lojtarin e Lacios, që po rrit një kampion.

Swiss Digital Mobile Reklama

10-shja më e mirë në Europë

Si renditet Strakosha në vend të parë në Europë për pritjet? Mesatarisht bën më shumë pritje se De Gea i Mançesterit apo Ter Stegen i Barcelëns dhe Burki i Borusia Dortmund. Pritjet e shqiptarit janë më shumë se ato të shumë portierëve të tjerë në Europë. Ka luajtur 17 ndeshje në Serinë A dhe ka 1530 minuta mbi shpatulla.

PLAYMAKER

Mes portierëve të rinj, Strakosha është para Donarumës edhe për mesataren e pasimeve totale në ndeshje: 28,4 kundër 26,9 të milanistit. Strakosha renditet para Alison të Romës (27,6), Kurtua të Çelsita (27,2), De Gea të Mançesterit (26,7) Reinas të Napolit (26,5). Ai është para edhe atyre që kanë më shumë përvojë në futboll. Topi kalon shpesh në këmbët e tij në zonë, edhe pse ndonjëherë tremb tifozët e Lacios. Shqiptari është në qendër të lojës së skuadrës së Inzagit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?