FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Stërnipi i Duçes firmos me skuadrën e Lazios

Romano Floriani Mussolini, stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, është bërë pjesë e skuadrës së të rinjve të Lazio-s. 18-vjeçari është djali i politikanes Alessandra Mussolini, e cila është mbesa e Duçes. Ai luan si mbrojtës i djathtë dhe ka aspirata që në një të ardhme të shkurtër të bëhet pjesë e skuadrës së parë.

“Il Messaggero” shkruan se mbiemri i tij mund të jetë problematik për një klub futbolli, tifozët e të cilit janë akuzuar shpesh për prirje fashiste, të cilat i kanë treguar me veprime e banderola gjatë ndeshjeve të Serie A.

Pavarësisht mbiemrit dhe prejardhjes së familjes, Romano nuk është i interesuar për politikën. Nëna e tij është shprehur se ai mendon vetëm për futbollin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?