“Stop lojtarëve afrikanë”, skauti i Uest Hem e pëson pas kësaj fraze
“Asnjë lojtarë afrikan, krijojnë kaos”. Kjo shprehje i ka kushtuar shtrenjtë skautit të test hem, Toni Henri, i cili e ka përdorur në një intervistë për “Daily Mail” të dhënë disa ditë më parë.
Drejtuesi i skuadrës angleze e ka shpjeguar në këtë mënyrë faktin se nuk dëshiron që të blejë futbollistë afrikan, pasi sipas tij kanë “sjellje të keqe” dhe “krijojnë kaos” në dhomat e zhveshjeve”.
Kjo i ka kushtuar rëndë Henri, i cili është pushuar momentalisht nga roli i tij, derisa të përfundojnë hetimet e brendshme nga klubi. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

