FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Strakosha i shkëlqyer me Lazion, Immobile: Me të ndihemi të sigurt

Ndeshja e tretë si titullar dhe një tjetër paraqitje mbresëlënëse për Thomas Strakoshën në Serie A me skuadrën e Lazios. Portieri shqiptar po e shfrytëzon më së miri mundësinë që trajneri Inzaghi i dha pas dëmtimit të Federico Marchettit, duke bindur me paraqitjet e tij. Në transfertën e Udines, Strakosha nuk lejoi që porta e Lazios të prekej dhe kjo është sfida e dytë rresht që gardiani shqiptar nuk pëson gol. 180 minuta ku Strakosha ka treguar se është një garanci jo vetëm për bardhekaltërit por edhe për të ardhmen e portës shqiptare. Ndaj Empolit një javë më parë ai arriti të shpëtonte rezultatin disa herë, ndërsa në Udine u konfirmua një siguri më shumë për ekipin kryeqytetas dhe paraqitja e tij në “Dacia Arena” vlerësohet me notën 7 në një mbrëmje kur për 65 minuta nuk preku pothuajse asnjë top dhe më pas arriti të bllokonte dy tentativa të Udineses.

25 minuta nga fundi iu kundërpërgjigj goditjes së kroatit Perica, ndërsa 10 minuta më pas bëri të njëjtën gjë. Performanca fantastike e shqiptarit tërhoqi vëmendjen e një prej protagonistëve të suksesit të Lazios, Ciro Immobile. “Strakosha është stërvitur shumë mirë dhe ishte shumë i qetë në fushën e lojës. Është shumë e rëndësishme që portieri të na transmetojë besim”, shprehet bomberi italian. Një deklaratë që e bën të qartë se i riu shqiptar i rritur në ekipet zinxhir të Lazios ka fituar pjekurinë për të mbajtur mbi shpatullat e tij presionin e ndeshjeve të Serie A. Pozitiv ishte edhe komenti i trajnerit Inzaghi, i cili ka punuar për shumë vite me portierin shqiptar dhe i njeh mjaft mirë cilësitë e tij. Sipas teknikut, Strakosha bashkë me të rinjtë e tjerë që janë pjesë e skuadrës së tij, e kanë fituar besimin me punën e bërë gjatë muajve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?