FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Strakosha ka fituar “zemrën” e Inzaghit

Ndërhyrja e Strakoshës ishte vendimtare, njëlloj sikur të kishte shënuar një gol sepse Verona do të kishte rihapur ndeshjen. E falënderoj, duhet të vazhdojë me të njëjtin shpirt gare. Kam dashur ta mbaja kur drejtoja të rinjtë e Lazios sepse ka qenë përherë i gatshëm”.- Ky është komenti që bëri Simone Inzaghi pas ndeshjes Verona-Lazio ku numri 1 i portës bardhekaltër bëri një pritje të pabesueshme kur rezultati ishte fiksuar në shifrat 2-0.

Verona tentoi të rihapte ndeshjen me Fossatin dhe topi dukej i destinuar për të përfunduar në rrjetë, por dora e djathtë e portierit shqiptar rezultoi vendimtare. Një superpritje por me të tilla ndërhyrje gardiani i Lazios i ka mësuar tifozët bardhekaltër.

Në finalen e Superkupës Strakosha nuk lejoi që të prekej porta e tij pas finalizimit të Cuadrados në fillim të ndeshjes, ndërsa kundër MIlanit, i mohoi golin sulmuesit kuqezi Kalinic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk përfundojnë këtu mrekullitë e 22-vjeçarit shqiptar që shpëtoi portën e Lazios nga goli i tretë në Gjenovë kundër Genoas kur rezultati ishte fiksuar në shifrat 2-2.

Swiss Digital Mobile Reklama

Strakosha e ka përligjur besimin e trajnerit Inzaghi që tashmë beson verbërisht tek aftësitë e të riut shqiptar që si për ironi të fatit, përfitoi nga largimi i një tjetër shqiptari, Etrit Berisha, për të treguar aftësitë e tij. Strakosha është i vetmi nga skuadra bardhekaltër që është aktivizuar 720 minuta duke kaluar në këtë klasifikim edhe sulmuesin Luis Alberto.

Rezultatet dhe paraqitjet e numrit 1 i japin të drejtë klubit dhe trajnerit, 22-vjeçari kuqezi do të mbetet për shumë kohë në katërkëndëshin e futbollit të rëndësishëm europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?