Priti penallti për Lazion, Strakosha: Mjaft me fjalë, duhen faktet (VIDEO)

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha ka folur për “Sky Sport” pas fitores 2-0 në ndeshjen e prapambetur ndaj Udineses, që i mban ende në garë për në zonën që të con në Champions League sezonin e ardhshëm. “Gardiani” kombëtares u bë protagonist në minutën e 52-të, kur ndali penalltinë e gjuajtur nga De Pol dhe duke ruajtur epërsinë e kryeqytetasve.

“E dinim se Udinese ka një skuadër të mirë, e kemi merituar këtë fitore dhe kemi treguar se dimë të luajmë futboll. Mund të flemë të qetë sot, edhe falë penalltisë së pritur.

Në pjesën e dytë u futëm në fushë disi të tërhequr, por ata nuk kanë bërë më asnjë gjuajtje në portë pas penalltisë. Tani duhen faktet, objektivat janë të qarta që nga fillimi i sezonit pas shumë fjalëve të thëna”, ka përfunduar Strakosha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?