Strakosha rrëfen se kur i lindi pasioni për futbollin: Vishja dorashkat e babait dhe…

Është vetëm 22 vjeç, por mund të konsiderohet një lider i vërtetë. Thomas Strakosha nuk është më një risi për Lazion dhe futbollin italian, por pjekuria që ai po tregon si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë është një detaj që bën diferencën për portierin shqiptar.

Tifozët e konsiderojnë një pikë kyçe në skuadrën e tyre edhe për shumë vite të tjera, ndërsa vetë Strakosha është përfshirë tërësisht në projektin bardhekaltër.

Gjatë një mbrëmjeje bamirësie në kryeqytetin italian ku morën pjesë edhe disa lojtarë të tjerë të skuadrës, Strakosha u ndal në mikrofonin e Mediaset ku fillimisht foli për ecurinë fantastike të këtij sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi treguar se jemi një skuadër e fortë, por do të jetë një sezon shumë i vështirë sepse skuadrat janë përforcuar. Ne nuk duhet të ndalemi këtu dhe tashmë mendojmë vetëm për Sampdorian”, thekson numri 1 i Lazios.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim, ai ndalet edhe tek hapat e parë të karrierës dhe marrëdhënia e tij me të atin, Foto Strakosha. “Duke e parë të luante më emociononte shumë. Vishja përherë fanellën dhe dorashkat e tij dhe në ato momente lindi pasioni”, shton Strakosha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?