Suarez sqaron të ardhmen e tij: Flas vetëm kur duhet!

Luis Suárez ka reaguar përmes Instagram-it, ku bën të qartë se qëndron larg deklaratave që njerëzit po bëjnë në lidhje me të.
Mesazhi i tij është i qartë: “Ka njerëz që flasin për mua, ose në emrin tim, kur unë nuk kam pasur marrëdhënie me ta për vite me radhë. Unë flas vetë, kur duhet të flas”.
Uruguaiani e shkruajti këtë status pasi kunati dhe ish-këshilltari bënë këtë koment “TYC Sports”:
“E ardhmja e Messit do të ndikojë te Suárez, sepse ato janë shumë të lidhur. Midis tyre ka shumë afrimitet, janë si vëllezër. Ata janë si mishi me thuan, gjithmonë bashkë. Do të ndikojë shumë kjo në zgjedhjen e Leos, sepse janë bashkë, e kuptojnë njëri-tjetrin në fushë dhe jashtë saj. Luis po merr oferta nga të gjitha klubet, sepse është një golashënues i shkëlqyer në futbollin botëror”.
KOHA JONË SONDAZH

