FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmuesi serb provokon keq shqiptarët e Zvicrës: Meqë e doni shumë Kosovën, pse nuk luani atje?

Ndeshja midis Serbisë dhe Zvicrës do të luhet më 22 qershor, teksa do të ketë një peshë të veçantë për disa lojtarë të helvetëve, të cilët janë me origjinë nga Kosova. Për të ndezur disi këtë sfidë, mendon sulmuesi i Serbisë, Mitroviç. Në një intervistë për “Kurir”, ai është shprehur se nuk e kupton se përse shqiptarët e Zvicrës nuk shkojnë te Kosova, kur e duan kaq shumë atë.

“Unë nuk e kuptoj sesi flamuri i Kosovës mund të jetë një provokim për ne, kjo gjë nuk duhet të na interesojë. Diçka tjetër është e çuditshme. Ata të gjithë mburren me flamurin, por më pas refuzojnë që të luajnë për kombëtaren e tyre. Nëse ata e duan kaq shumë Kosovën, përse nuk shkojnë atje por mbrojnë ngjyrat e Kombëtareve të tjera? Shaqirin e njoh dhe mund të them se jashtë fushe është një djalë shumë i mirë. Ai do të përcjelli këtë frymë edhe në fushën e lojës”, tha Mitroviç.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?