Suning: Shlyejmë të gjitha detyrimet e Interit brenda muajit qershor!
Komisioni i vigjilencës, që monitoron soliditetin financiar të klubeve profesioniste në Itali (Covisoc) i ka kërkuar garanci për pagesën e detyrimeve shoqërisë kineze Suning, e cila ka edhe pronësinë e Interit.
Grupi kinez ka nisur procedurat për shitjen e klubit, duke qenë se qeveria kineze ka bllokuar investimet jashtë vendit në sektorë jo strategjikë, megjithatë ka dhënë garanci ndaj Covisoc se do të shlyejë të gjithë detyrimet e parashikuara brenda muajit qershor.
Bëhet fjalë për një shifër prej rreth 195 milionë eurosh për t’u paguar, përfshi këtu pagat e lojtarëve dhe punonjësve të tjerë të klubit, si dhe këstet e kartonëve të futbollistëve të blerë gjatë kësaj kohe.
Shoqëria kineze ka garantuar se klubi do të kryejë në mënyrë korrekte të gjithë pagesat, por njëkohësisht ka konfirmuar se do të vijojë negociatat për shitjen e aksioneve, duke qenë se vetë e ka të pamundur ta mbajë Interit në nivele të larta.
Në fund të muajit janar u paguan rrogat e korrikut dhe gushtit, me shtatorin e tetorin që janë marrë në kohë, ndërsa për pagat e nëntorit dhe dhjetorit është vendosur një shtyrje për në fund të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

