Super Muriel nuk i mjafton Fiorentinës, barazon ndaj Sampdorias (VIDEO)

Fiorentina dhe Sampdoria kanë dhuruar një ndeshje spektakolare mesditën e sotme, duke barazuar 3-3. Ndeshja e luajtur në Firence dhuroi shumë emocione, teksa Luis Muriel shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 34-të, me një veprim të zgjuar në zonë. 5 minuta më pas vjollcët mbetën me një futbollist më pak, ndërkohë që Sampdoria barazoi me një goditje shumë të bukur.

Në minutën e 70-të, Muriel realizoi golin e avantazhit pas një aksioni shumë të bukur personal, duke shmangur dy mbrojtës. Sampdoria reagoi menjëherë 10 minuta më pas me Quagliarellën. Sulmuesi veteran realizoi sërish pas 5 minutash, ndërkohë që në minutën e 90-të, vendasit shënuan golin e barazimit me Pezzella-n. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?