Superkupa e Europës, Real Madrid po fiton 2:0 ndaj Manchester United
Real Madrid po kryeson 2:0 finalen e Superkupës së Europës ndaj Manchester United, takim i cili luhet në stadiumin “Philipi II Arena” të Shkupit në Maqedoni. Mesfushori brazilian Casemiro ka mposhtur De Gea-n duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 24 të takimit.
Goli ishte rrjedhojë e disa aksioneve radhazi të madrilenëve të cilët më herët kishin goditur edhe shtyllën në minutën e 16 po me Casemiron.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Në të dytën, Isco dyfishon shifrat pas një kombinimi në zonë dhe i vetëm përballë De Gea-s në të 52′, gjeti rrugën e rrjetës.

KOHA JONË SONDAZH

