FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Superkupa e Shqipërisë, FSHF nxjerr në shitje biletat

Më 6 shtator ora 19:00 Tirana do të presë në “Selman Stërmasi” skuadrën e Kukësit në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës së Shqipërisë.

Dy ditë më parë FSHF ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për këtë ndeshje, shkruan SYRI.net.

Ja çmimet e biletave:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tribunat A dhe B çmimi do të jetë 600 lekë;

Swiss Digital Mobile Reklama

Tribunat C1 dhe C2 çmimi do të jetë 300 lekë;

Tribunat D1 dhe D2, çmimi do të jetë 300 lekë,

Tribunat G1 dhe G2, çmimi do të jetë 300 lekë

Tribunat H1 dhe H2, çmimi do të jetë 300 lekë,

FSHF në akord me klubet, ka bërë këto ndarje tribunash: Tifozeria e Klubit “Tirana” në tribunat A1, A2, H1, H2, G1 dhe G2. Tifozeria e Klubit “Kukësi” në tribunat B1, B2, C1, C2, D1 dhe D2″, përfundon njoftimi i FSHF-së.

Kujtojmë që Kukësi është fituesja e Superligës ndërsa Tirana mposhti Skënderbeun në finalen e Kupës së Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?