Superliga, java e 13 luhet të shtunën dhe të dielën. Nis në Kukës dhe përfundon në Tiranë

Sot është mbyllur java e 13 e Superligës me takimin Luftëtari-Flamurtari e përfunduar me shifrat 1-1 dhe njëkohësisht janë mësuar ditët dhe orët kur do të luhet raundi i ardhshmëm. Kampionati elitar i futbollit në vend si kundër javët e fundit, këtë herë do të luhet në 2 ditë, të shtunë dhe të dielë.

Ndeshja e parë luhet në 14:00, me Kukësin që do të presë Lushnjën në një takim që e ka të detyruar 3 pikëshin pasi vjen nga humbja me Skënderbeun si dhe kundërshtarët janë më të lehtët në letër, pasi renditen të fundit. Për t’u cekur është edhe ultimatumi i presidentit Gjici që kërkon 3 fitore radhazi në ndeshjet e ardhshme të klubit verilindor.

E shtunë do të mbyllet me sfidën Flamurtari-Vllaznia në orën 17:00 që luhet në Vlorë. Ekipi i drejtuar nga Duro kërkon pikët e plota pas ndalesës sot kundër gjirokastritëve për vendin e dytë, ndërsa shkodranët e Ernest Gjokës vijnë pas një humbje në shtëpi kundër Laçit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dielën në orën 14:00 janë dy sfida të tjera, Laçi-Skënderbeu dhe Kamza-Luftëtari. Kurbinasit presin në shtëpi të besuarit e Ilir Dajës me misonin për t’i surprizuar, por duhet theksuar se ata vijnë pas një fitoreje me shumë vlera kundër Kukësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takimin tjetër Kamza që surprizon me rezultatet pozitive, së fundmi mundi Teutën, pret në shtëpi Luftëtarin e etur për pikë i cili renditet në zonën e rrezikut.

Java e 14 e Superligës mbyllet me ndeshjen Partizani-Teuta. Ekipi i drejtuar nga Sulejman Starova vjen pas një fitoreje bindëse në transfertë 0-3 kundër Lushnjës dhe në ndeshjen e parë kundër Teutës mori 3 pikët e plota në kampionat, pas 3 zhgënjimeve. Nga ana tjetër “djemve të detit” nuk u lejohet një tjetër hap fals dhe sfida në “Selman Stërmasi” mbetet për t’u shijuar.

JAVA e 14 e KATEGORISË SUPERIORE

E SHTUNË, 9 DHJETOR

14:00 – KUKËSI-LUSHNJA

17:00 – FLAMURTARI-VLLAZNIA

E DIEL, 10 DHJETOR

14:00 – LAÇI-SKËNDERBEU

14:00 – KAMZA-LUFTËTARI

17:00 – PARTIZANI-TEUTA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?