Superliga luan javën e 7-të të mërkurën, spikat dueli Partizani-Teuta

Kategoria Superiore do të rikthehet sërish këtë mesjavë me ndeshjet e javës së 7, që do të luhen të gjitha ditën e mërkurë në dy fasha orare, 4 do të zhvillohen në orën 13:45 dhe një në orën 16:45.

Tirana do të udhëtojë drejt Laçit me shpresën për të marrë fitoren e parë me Nevil Deden në pankinë, teksa përballë do të gjejë kurbinasit, që gjithashtu nuk po bëjnë shumë mirë këtë fillim sezoni. Po në orën 13:45 do të luajë edhe Vllaznia kryesuese, që këtë herë do të përballet me Kastriotin në stadiumin e Kamzës.

Bylis nuk e ka provuar ende shijen e fitores këtë sezon dhe do të synojë ta marrë ndaj Kukësit në stadiumin “Adush Muça”.  Do të provojë fitoren e parë në kampionat edhe Apolonia, që do të presë në Fier një kundërshtar të madh në emër, por i mbushur me lojtarë të rinj e pa eksperiencë, Skënderbeun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orën 16:45 vëmendja do të jetë te kryendeshja e javës, përballja mes Partizanit dhe Teutës. Kryeqytetasit po bëjnë mjaft mirë me Ilir Dajën në pankinë , ndërkohë që durrsakët ende nuk kanë mundur të shfaqin kualitetin e tyre që disponojnë për të qenë pretendentë për titull.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?