FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Supertifozeria dhe stadiumi i mbushur, arkëtimet rekord të Skënderbeut

Të eliminosh Dinamon e Zagrebit patjetër që duhet të jesh një ekip shumë cilësor por edhe të kesh një mbështetje të madhe. Këtë e di mjaft mirë Skënderbeu të cilët tifozët korçarë por edhe shumë shqiptarë nuk ia kursyen mbështetjen mbrëmë në stadiumin “Elbasan Arena”.

Një atmosferë e jashtëzakonshme e cila ishte zemra e atij kualifikimi impresionues me 11 mijë e 500 vetë të cilët bënë të mos ndihet as mungesa e Nimagës i cili u përjashtua me karton të kuq. Gjithsesi shifrat që pati ky takim për 90 minuta kalojnë rekordin, pasi as për Kombëtaren kuqezi nuk e kishim parë kaq plot këtë impiant.

Prezenca e shumtë në stadium ishte krejt me vend pasi për këtë mendoi vetë klubi i cili i dha mundësinë gjithkujt që të mos mungonte. Kjo padiskutim që ishte një strategji e menduar mirë pasi solli edhe përfitime të konsiderueshme prej biletave. Mësohet se afërsisht janë arkëtuar 80 milionë lekë të vjetër për këtë ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?