FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Surpriza, Ndoji: Nuk e prisja ftesën, Panucci erdhi për të më vëzhguar por ndeshja…

Për dy ndeshjet me skuadrat që janë disa herë kampione bote, trajneri ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Kombëtares U-21, Emanuele Ndojin. Në një intervistë për “Top Channel”, ai ka treguar emocionet e ftesës në Kombëtaren A.

“Jam shumë i kënaqur. Nuk e mendoja se do të merrja një ftesë në këto momente nga Panuçi. Unë jam i gatshëm për Kombëtaren nëse trajneri do të vendosë të më aktivizojë. Por jam i ndërgjegjshëm dhe jam i ri, pres momentin tim.

Takimi? Trajneri Panuçi erdhi për të më vëzhguar në ndeshjen që ne kishim me Tirnanën, por për fat të keq ai takim u shty për shkak të reshjeve të shiut. Roli? Unë jam mesfushor dhe i gatshëm nëse trajneri do të vendosë të më aktivizojë, nëse jo nuk ka asnjë problem pasi jam i ri dhe pres momentin tim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpresa apo Kombëtare? Normal që në Kombëtare është shumë më mirë, një mundësi më shumë për mua. Spanjë apo Itali? Nuk kam preferenca, atë e di trajneri”, ka deklaruar Ndoji.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?