Surpriza në “Topin e Artë”, Messi dhe Ronaldo nuk janë as në 3-shen më të mirë
Kur kanë mbetur edhe një muaj që të bëhet publik emri i fituesit të Topit të Artë, por votat e personave që kanë të drejtë votimi kanë kohë që janë kryer dhe ka nisur numërimi i tyre.
Gazetari francez i RF1, Eric Mamruth, ka bërë publike në faqen e tij zyrtare “Twitter” disa informacione sekrete në lidhje me rezultatin e votimeve, ndërkohë që sipas tij është numëruar gjysma e votave.
Surprizat janë të shumta, pasi në listën e “top-3” finalistëve nuk janë as Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo, dy futbollistët që kanë diktuar 10 vitet e fundit, me nga 5 fitore secili.
Madje nuk është as sulmuesi Antoine Griezmann. Ata kanë marrë mjaft vota, por jo mjaftueshëm për t’u ngjitur në 3 vendet e para, ku ndodhen 3 futbollistë të tjerë, të 3 finalistë të Kupës së Botës “Rusi 2018”. Sipas gazetarit francez në vendin e parë është Modric, i ndjekur nga dy francezë Varane dhe Mbappe.
EXCLUSIF #BallondOr : Après dépouillement de la moitié des votes, le trio de tête est le suivant: 1) Modric 2) @raphaelvarane 3) @KMbappe . Info @xbarretfoot @RFIRadioFoot @RFIsports
— Eric Mamruth (@MamruthRFI) November 9, 2018
KOHA JONË SONDAZH

