Surprizon lojtari i Barçës: Periudha e sukseseve të Barcelonës po shkon drejt fundit

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano, beson se periudha aktuale e suksesit të ekipit të tij, po shkon drejt fundit.

Një raport në El Mundo Deportivo sugjeroi se argjentinasi dëshiron të largohet nga Camp Nou verën e ardhshme, pasi të njëjtën gjë e kërkoi verën e kaluar.

Në anën tjetër, vet Masch beson se shumë shpejt do të konfirmohet fundi i sukseseve të Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Periudha e sukseseve të Barcelonës po shkon drejt fundit, jam i sigurt për këtë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk ka mbaruar ende, por do të përfundojë shumë shpejt, ashtu siç i ndodh secilit top klubi me ciklin e suksesshëm të lojtarëve, cikël i cili nuk zgjatë përgjithmonë”, theksoi Mascherano.

“Besoj se e di kur do të përfundojë, por nuk do t’ua them këtë”, potencoi mbrojtësi.

Kontrata e Mascheranos te Barcelona skadon në qershor të vitit 2019.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?