Suso flet hapur: Më kërkojnë gjigantët italianë, sezonin e ri do luaj me këtë klub

Sulmuesi i Milanit, Suso ka zbuluar interesimin e madh të Interit, Napolit dhe Romës por konfirmon se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur për të rinovuar kontratën me “Rossonerët”.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, Suso tha se ndihet i lumtur në “San Siro”.

“Tifozët më bëjnë të ndihem si një “yll”. Mbështetja që më japin në stadium, në mediat sociale, në rrugë … Ata më përkrahin në një mënyrë që nuk e kam pasur më parë. Ndryshimet në Milano? Kur erdha, nuk kishte shumë entuziazëm. Montella bëri mirë në këtë drejtim. Ai na udhëzoi që të luanim në një mënyrë që nuk praktikohet në Itali. Me rinovimin? Biseduam me Gallianin më parë, kur Berluskoni ishte ende atje. Ne patëm një marrëveshje, por donim të gjenim një tjetër me pronarët e rinj kinezë. U takuam pak ditë më parë dhe gjithçka po shkon në drejtimin e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Suso konfirmoi edhe nj herë se skuadra e Milanit nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin për sanjë shumë financiare pasi ai është pjesë e projektit të Montellës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Merkato? Është normale për interesimin e madh. Është e vërtetë që Inter, Napoli dhe Roma po më monitorojnë, por Milani nuk do të më shesë. Unë nuk isha në shitje, as për 25, 30 ose 80 milionë euro”, përfundoi ai.

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?