Sylvinho jep lajmin e hidhur, Broja nuk do të grumbullohet ndaj Çekisë dhe Polonisë
Trajneri i Kombëtares sonë, Sylvinho ka nisur nga puna për dy ndeshjet e muajit shtator. Sa të rëndësishme po aq e të vështira janë përballjet me Çekinë fillimisht në transfertë dhe më pas me Poloninë në “Air Albania”.
Strategu braizlian zbulon situatën me Armando Brojën dhe çështjen për grumbullimin e tij në dy takimet e ardhshme për kualifikueset e Europianit 2024.
“Broja? Jemi duke marrë disa informacione për të. Si federatë shqiptare kemi komunikuar me Chelsea-n, përpara se të dërgojmë një ftesë në klub. Lajmi që kemi është se Chelsea ka një protokoll për Brojën pasi vjen nga një dëmtim i gjatë dhe nuk është e lehtë që të vijë. Unë kam folur edhe me lojtarin dhe duhet të respektojmë këtë moment mes federatës dhe Chelsea-t.
Përgjigjja e departamentit mjekësor të Chelsea nuk është “e mirë”, ka një protokoll dhe sigurisht që do të duhet të vlerësohet. Grumbullimi do të jetë më 29-30 gusht, por nuk do të jetë e lehtë. Sipas meje dhe sipas londinezëve, në këtë moment, Broja nuk është në gjendje që të vijë në Kombëtare.”, u shpreh Sylvinho për “Panorama Sport”.
KOHA JONË SONDAZH

