Sylvinho mund të na sjellë fat, 23 vite më parë ka shënuar një “perlë” në Pragë: E kujtoj me mall (VIDEO)

Trajneri i Kombëtares sonë, Sylvinho, si futbollist ka luajtur në Itali, Angli, Spanjë dhe Gjermani. Një lojtar i jashtëzakonshëm, ku ka spikatur në skuadra të mëdha si Arsenal, Manchester City apo Barcelona.

Shumë interesante është një ndeshje kur ai ishte pjesë e Arsenalit dhe sfidonte Spartën e Pragës,  pikërisht në Çeki 23 vite më parë.

“Nuk mund ta harroj një gol të tillë. Ishte një gol i bukur, që nuk mund ta shënosh çdo ditë. E kujtoj me mall. Megjithatë, do të jem më i lumtur nëse arrijmë të shënojmë një gol të enjten (sonte) në mbrëmje po aq të bukur”, ju përgjigj Sylvinho një gazetari çek të pranishëm në konferencë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Sylvinho Goal 12.09.2000 AC Sparta Praha - Arsenal FC 0:1

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?