Sytë tek portieri legjendar: Buffon e njeh Shqipërinë më mirë se ne

Kombëtarja italiane dhe kuqezinjtë do të luajnë ndeshja e fundit të këtyre eliminatorëve. Por përpos pjesës së ndeshjes apo përgatitjes së secilës prej skuadrave, ai që ka befasuar me deklaratën e tij ka qenë portieri legjendar dhe kapiteni i italianëve, Gianluigi Buffon.

Ai e njihte Shqipërinë kaq mirë sa askujt s’do t’i kishte shkuar në mendje.

“E njoh paksa historinë shqiptare, e kam studiuar dhe është shumë e bukur. Bëhet fjalë për një popull që ka identitet dhe krenari. Mbi të gjitha, ajo çfarë më ka bërë përshtypje është kur lexoja në libra: “Feja e shqiptarit është shqiptaria.” Kjo të bën të kuptosh bashkimin e madhe që ekziston, përtej diferencave, mes të cilave dhe fetare. Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë ndihen shqiptarë dhe kjo është një vlerë e jashtëzakonshme.”- është shprehur Buffon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizita e fundit e portierit italian në vendin tonë ka qenë përpara 2 dekadash dhe që prej asaj vizite duket se Shqipëria i ka lënë shije të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam qenë në Shqipëri thuajse 23 vjet më parë, kur kam luajtur me Parmën ndaj Teutës. Kjo është hera e dytë që vij në vendin tuaj. Kanë kaluar shumë vjet, por më duket sikur Shqipëria po evoluon, është bërë një vend i bukur dhe me njerëz optimistë. Kjo më bën të lumtur, sepse në fund fatet e Shqipërisë dhe Italisë janë ndërthurur gjatë historisë.” – përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?