Szczesny nuk është i pashitshëm, Bayerni bën gati ofertën për të

Askush nuk është i pashijshëm de këtë ua ka bërë të qartë të gjithëve te Juventusi drejtori i ri sportiv, Giuntoli. Madje dhe Wojciech Szczesny nuk bën përjashtim nëse merr ndonjë ofertë të mirë.

Portieri polak ka pasur një ecuri shumë pozitive në Torino dhe tashmë ka deklaruar se nuk ka në plan të ndryshojë ambient. Interesim të madh për të së fundmi ka shfaqur skuadra e Bayernit.

Pas largimit të Sommer drejt Interit dhe me Neuerin që nuk është në gjendje të luajë, bavarezët kanë nevojë urgjente për një portier me përvojë dhe po mendojnë, përveç Yassine Bounou të Sevillas që aktualisht është favorit, dhe numri një bardhezinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?