Takaj: Besojmë te kualifikimi, na u mohuan dy penallti

Ardjan Takaj ka provuar emocione të forta gjatë ndeshjes së djeshme. Skënderbeu i tij flirtoi me fitoren ndaj Jang Bojs, që nëse do të ishte arritur, atëherë skuadra do të hidhte një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Megjithatë, presidenti i korçarëve është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, edhe pse sfida përfundoi në barazim.

Në një intervistë për gazetën “Panorama Sport”, Takaj komenton ndeshjen e djeshme dhe shpreh rezerva për gjykimin dhe dy 11-metërsha, që sipas tij që nuk iu akorduan korçarëve.

Ishit shumë pranë fitores së parë, por skuadra nuk arriti ta ruante avantazhin deri në fund. Si e vlerësoni paraqitjen e Skënderbeut?

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendoj se ekipi bëri një paraqitje të mirë dhe duhej ta kishim fituar këtë takim. Më pëlqeu skuadra, pavarësisht se kishim mungesa, në një kohë që na dënoi edhe dëmtimi i shpejtë i Gavazajt dhe dalja nga fusha. Megjithatë, luajtëm shumë mirë dhe duhet ta fitonim ndeshjen. Kaluam në avantazh, por më pas u ndëshkuam pas një gabimi. Gjithsesi, në nivele të tilla, edhe barazimi është shumë i mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kishte dy momente shumë të diskutueshme ku mund të ishin akorduar dy  11-metërsha për Skënderbeun. Paksa e çuditshme, të bëhen gabime në nivele të tilla, për më tepër që ka edhe gjyqtarë të linjës…

Nuk e kuptoj se pse nuk u akorduan. Një prej tyre ishte krosim nga rreth 30 metra dhe topi bie në dorën e lojtarit dhe mendoj se është penallti. Ishte një distancë e madhe, që them se duhej akorduar 11-metërsh. Edhe rasti i Ali Soues, m’u duk penallti. Mendoj se ishin të dy 11-metërsha. Megjithatë, do t’i shoh me kujdes në TV, për të krijuar edhe një ide më të qartë.

Pas ndeshjeve të xhiros së dytë, duke parë edhe fitoren e Dinamos së Kievit në Beograd, besoni sërish se Skënderbeu mund të kualifikohet?

Nëse do të kishim fituar këtë ndeshje ndaj Jang Bojs, do kishim shumë shanse për t’u kualifikuar. Megjithatë, aty-aty jemi në tre ekipet e tjera. Partizani është me pikë të barabarta me ne, ndërsa Jang Bojs ka dy. Çdo gjë është e hapur. Por, Skënderbeu di të luajë mirë edhe jashtë, kështu që shpresat i kemi të mëdha.

Çfarë ju thatë lojtarëve pas ndeshjes?

I urova për paraqitjen e mirë që bënë. Pas fitores me Partizanin, edhe ky barazim me Jang Bojs ishte shumë i mirë. Dy paraqitje të mira të skuadrës. Do më vinte mirë që të fitonim, por ky është futbolli, duhet ta pranojmë.

Ndonjë lojtar që mund ta veçoni?

Nuk mund të veçoj emra. Mua më pëlqen që funksionon grupi dhe kur çdo gjë shkon mirë, Skënderbeu është i fortë dhe merr edhe rezultate pozitive. Nëse do të luajnë vetëm 1-2 lojtarë, që të veçohen, nuk do të jetë më një skuadër e fortë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?