FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takaj dy dhurata për Dajën, i rrëmben yjet e sulmit skuadrës së Luftëtarit

Merkato e dimrit mund të sjellë ndryshime të mëdha në skuadrat e Kategorisë Superiore. Skënderbeu kryesues në orët e fundit është drejt finalizimit të dy goditjeve të mëdha nga skuadra e Luftëtarit.

Bëhet fjalë për Dejvi Bregun dhe Krital Abazajn. Dy sulmuesit e krahut të ekipit gjirokastrit mohet se në orët e fundit kanë arritur një akord me skuadrën korçare për t’u transferuar në ekipin që drejtohet nga trajneri Ilir Daja.

Bregu dhe Abazaj kanë qenë në listën e dëshirave të shumë skuadrave në Kategorinë Superiore, por për ta nuk kanë munguar as ofertat nga jashtë. Presidenti Takaj ka menduar për t’i dhuruar dy dhurata trajnerit me rastin e festave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Abazaj është aktivizuar në 16 ndeshje gjatë këtij sezoni duke shënuar 5 gola dhe duke dhuruar 1 asist. Bregu ndërkohë është aktivizuar në të njëjtën numër ndeshjesh, duke shënuar 5 gola dhe duke dhuruar 4 asiste për shokët e tij. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?