FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Talenti Agim Zeka transferohet në formë huazimi në Portugali

Agim Zeka nis zyrtarisht një aventurë të re në Kategorinë e Dytë në Portugali me skuadrën e Varzimit. Ish-mesfushori i Skënderbeut është transferuar në formë huazimi për të luajtur pjesën e mbetur të sezonit.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Lilës, klubi që ka kartonin e tij pasi e bleu për 300 mijë euro nga korçarët. Në sezonin e fundit, Zeka ka qenë pjesë e skuadrës së dytë të Lilës, duke bërë paraqitje shumë të mira.

“Kam vetëm një ditë në këtë klub, por mbështetja që kam marrë është shumë e madhe. E di shumë mirë situatën aktuale të skuadrës dhe jam këtu për ta ndihmuar të ngjitet sa më shumë në klasifikim. Jam këtu për të dhënë 100 për qind”, ka thënë mesfushori në një prononcim për klubin e Varzimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?