Talenti i City-it, Col Palmer transferohet tek Chelsea për 45 milionë euro

Cole Palmer është lojtari më i ri i Chelsea-t. Për kartonin e Palmer, “Blutë e Londrës” derdhën në arkat e “qytetarëve” plot 45 milionë paundë, të shpërndara në modulin 40 milionë euro bazë dhe 5 milionë të tjera bonus, ndërsa vetë lojtari ka nënshkruar një kontratë 7-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2030, me opsion rinovimi për një tjetër vit.

Ndërkaq, kujtojmë se te Manchester City, Palmer arriti të zhvillojë plot 41 ndeshje, ku shënoi 6 gola, si dhe asistoi 2 herë për shokët e tij të skuadrës.

Te “qytetarët” nuk kanë munguar as trofetë, me 21-vjeçarin që ka arritur të fitojë plot 5 të tilla në “Etihad”, 1 Premier League, 1 FA Cup, 1 EFL Cup, 1 Superkupë Evropë dhe trofeun prestigjioz të Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?