Talenti i Juves: Nuk doja ti laja më duart kur takova Messin

Talenti i Juventusit, Matias Soulé së fundmi ka dhënë një intervistë shumë interesante për gazetën La Capital, ku ka rrëfyer momentin e paharrueshëm të takimit me Messin.

“Në thirrjen e parë që u prezantova, piva diçka me Dybalan. Gjithçka shkoi shumë mirë. Kur Messi më përshëndeti, thashë: Nuk do t’i laj më duart. Luajta një lojë ping pong kundër tij”, tregoi talenti i bardhezinjve që luan me ekipin e moshave.

Ai ka pasur fatin që të stërvitet edhe me Cristiano Ronaldon: Meqenëse ai flet shumë mirë spanjisht, pas stërvitjes dhe në drekë flisnim shumë. Pavarësisht emrit që ka si futbollist, është një njeri shumë normal. Nuk mund ta besoja që sillej në atë mënyrë. Të njëjtën gjë mund të them dhe për Dybala-n”. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?