Talenti kosovar Milot Rashica: Te Vitesse, falë kombëtares shqiptare dhe Altin Lalës
Të jesh pjesë e kombëtares është dhe një shans i mirë që të bëhesh pjesë e një ekipi të njohur evropian. Mesfushori i Kosovës së Vushtrrisë, Milot Rashica, 18 vjeç, ka kaluar zyrtarisht te ekipi i njohur i Vitesse në Holandë, dhe është shprehur mjaft i lumtur për transferimin. Ai në emisionin sportiv të mbrëmjes në KTV ka folur për mundësinë që i është dhënë në dhe për ndihmesën që i ka bërë Altin Lala, trajneri i ekipit kombëtar U-19, e cila drejtohet nga ish-lojtari i kombëtares shqiptare. – “Është kënaqësi e madhe që jam pjesë e këtij ekipit kur dihet se çfarë futbolli luhet në Holandë. Kam arritur kontratë 3-vjeçare dhe jam shumë i kënaqur. Altin Lala në bashkëpunim me dy të tjerë më kanë mundësuar provat te Vitesse dhe unë i kalova me sukses. Kam pasur edhe oferta të tjera por e zgjodha Vittesen. Jam kërkuar edhe nga Union Berlin në Gjermani”, deklaroi mesfushori. Rashica do të kaloi gjatë verës te ekipi i njohur holandez, ku ka lidhur tashmë kontratën.
KOHA JONË SONDAZH

