Tare dhe Inzaghi drejt kalimit të bujshëm tek Interi

Gazeta italiane “Il Messaggero” raporton se ardhmja e drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare është e lidhur ngushtë me atë të trajnerit Simone Inzaghi.

Ky i fundit ende nuk ka negociuar rinovimin me Lotiton, teksa shihet si një kandidat për të marrë stolin e Interit, në rast se zikaltërit vendosin të ndërpresin marrëveshjen e bashkëpunimit me trajnerin Conte.

Të njëjtën rrugë mund të ndjek edhe shqiptari që mund të bëhet kështu drejtori sportiv te Interi duke marrë vendin e Pier Ausilios, që duket pranë largimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky do të ishte një hap i madh në karrierën e Tares, që është vlerësuar sezonet e fundit si një ndër drejtorët sportivë më të mirë në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?