Të ardhura rekord nga shitja e biletave në Euroderbin Milan-Inter

Euroderbi i Milanos, i luajtur mbrëmë në “San  Siro” dhe që përfundoi me fitoren 2-0 të Interit ndaj Milanit, siguroi të ardhura rekord nga shitja e biletave.

Më shumë se 75 000 spektatorë ishin të pranishëm në këtë impiant për të ndjekur këtë sfidë , çka lejoi që përfitimet të kalonin shumën 10,4 milionë euro.

Një rekord i ri  ky në futbollin italian në ndeshjet e Champions-it, duke tejkaluar 9,1 milionë euro të fituara nga Milani në përballjen ndaj Tottenhamit në Champions, në edicionin aktual.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?