Të luash në “Camp Nou” vetëm duke paguar 300 euro

Barcelona ka njoftuar në faqen e vet zyrtare hapjen e stadiumit historik “Camp Nou” për këdo që dëshiron të organizojë një ndeshje miqësore me miqtë e tij.

Çmimi është 300 euro për çdo lojtarë, por klubi braugrana thekson se në të përfshihet edhe një eksperiencë unike dhe mundësia për të përdorur dhomat e zhveshjes së skuadrës së parë. Të përfshirë në çmim janë edhe gjyqtarët dhe asistenca mjekësore.

Nga 6 deri në 11 qershor të gjithë të apasionuarit pas futbollit mund të realizojnë ëndrrën e tyre duke luajtur në fushën e “Camp Nou”, aty ku kanë shkruan historinë Messi, Xavi dhe Iniesta.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?