Te PSG Neymar merr premio për të duartrokitur tifozët pas ndeshjes
Të shkosh për të duartrokitur tifozët e tu pas ndeshjes është një gjest që e bëjnë thuajse të gjitha ekipet, por te PSG funksionin ndryshe. Nuk është një veprim që bëhet vetë nga futbollistët, por ka përfitime ekonomike për ta.
“France 2” ka publikuar një dokumentar në lidhje me këtë fakt, duke hedhur më shumë dritë mbi premiot që marrin disa lojtarë kryesorë për sjelljen karshi tifozëve. Kështu, për duartrokitjen e tifozëve, pas ndeshjeve, premio për Thiago Silva është 33.000 euro, por me sa duket Neymar merr një shifër shumë më të lartë: 375.000 euro.
Klubi ka shpjeguar se kjo premio ka të bëjë me respektimin e kodit etik, në të cilin përfshihen edhe mënyra pikëzimi të tjera. Në rast të shkeljes së këtyre rregullave, bonusi mund të tërhiqet, siç ishte rasti shumë i freskët, pas testit pozitiv të alkoolit të Marco Verratti në timon, duke ngarë makinën. Paratë në kësi rastesh shkojnë te “Fondacioni PSG”.
KOHA JONË SONDAZH

