Ten Hag piketon zëvendësuesin e Maguire, synon mbrojtësin e Bayernit

Harry Maguire është pranë kalimit te skuadra e Ëest Ham. Trajneri Ten hag ka nisur të mendojë për zëvendësuesin e mundshëm të tij.

Tre janë alternativat në listën e “Djajve të Kuq”: Benjamin Pavard (Bayern Munchen), Jean-Clair Todibo (Nice) dhe Edmond Tapsoba (Leverkusen).

Drejtuesit e “gjigantit” anglez kanë nisur bisedimet zyrtare me agjentin e Pavard. Francezi pëlqehet shumë nga Ten Hag për shkak se luan në qendër dhe në të djathtë të mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

27-vjeçari ka refuzuar mundësinë e rinovimit me Bayern Munchen (kontrata i përfundon në 2024) dhe dëshiron të nisë një aventurë të re pas 7 viteve në Bundesliga.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?