FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tenisti Federer flet rreth romancës me bashkëshorten Mirka

Ai është një ndër tenistë më të famshem të të gjitha kohërave që ka një familje të mrekullueshme.

Në një intervistë për CNN-në, Roger Federer tregon se si ja rrëmbeu puthjen e parë 22-vjeçares, sllovakes Mirka.

E gjitha ndodhi në fshatin olimpik të Australisë të vitit 2000.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne ishim të dy duke luajtur për Zvicrën në tenis dhe kemi kaluar dy javë së bashku në ato shtëpiza”, tha Federer.

“Ne ishim shumë me fat, kemi kaluar një kohë shumë të bukur atëhere. Për dy javë ndërtuam një simpati ndaj njëri-tjetrit. Miqtë më inkurajuan që t’ia rrëmbeja puthjen e parë pasi isha i ndrojtur ndonëse isha më i madh se ajo. Ishte më shumë se thjesht një puthje. Ishte diçka që çoi në diçka të jashtëzakonshme për ne dhe jemi shumë të lumtur që jemi ende së bashku”, pohoi ai.

Federer dhe Mirka tashmë kanë një familje të bukur dhe kanë katër fëmijë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?