Tensione para derbit Torino-Juventus, përplasje mes tifozëve dhe ndërhyrje e policisë
Pak orë përpara zhvillimit të derbit të shumëpritur mes Torinos dhe Juventusit, atmosfera në qytet është ndezur jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe jashtë fushës.
Sipas raportimeve nga Italia, gjatë pasdites dy grupimet e tifozëve kanë tentuar të afrohen me njëri-tjetrin, duke krijuar momente tensioni në prag të “Derby della Mole”, sfidës që do të luhet mbrëmjen e sotme.
Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë incidenteve të raportuara ka pasur hedhje shishesh në drejtim të forcave të policisë, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe kontaktin mes tifozëve rivalë.
Raportohet gjithashtu se disa tifozë janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa masat e sigurisë pritet të mbeten të larta deri në fillimin dhe përfundimin e përballjes mes dy rivalëve historikë të qytetit të Torinos.
KOHA JONË SONDAZH

