FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tentoi të godiste arbitrin me shkelm, gjyqtari francez rrezikon 9 muaj dënim

Me shkelmin në ndeshjen Nantes-PSG, arbitri francez Toni Çapron është bërë një nga arbitrat më të famshëm që nga e diela. Gjyqtari tentoi që të godiste një lojtar të ekipit të Ranierit, pasi u rrëzua pa dashje nga ky i fundit, ndërkohë që më pas e nxori nga fusha me karton të kuq.

Për arbitrin tashmë pritet një dënim i gjatë. Çapron do të dënohet 9 muaj nga Komisioni i Disiplinës në Ligue 1. Ky dënim do t’i jap fund edhe karrierës së tij në të njëjtën kohë, pasi ai kishte deklaruar më parë se do të largohej në fund të sezonit.

Gjyqtari profesionist që nga viti 1998 në një deklaratë të dhënë për mediat franceze ka deklaruar: Ndjeva dhimbje në shpinë, ku edhe isha dëmtuar më parë. Reagova instinktivisht duke zgjatur këmbën ndaj lojtarit”, ka thënë Çapron, i cili i kërkoi falje lojtarit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?