“Tërmet” te Tirana pas eliminimit, pritet shkarkimi i Egbo-s

Tirana u eliminua nga Korabi në Kupën e Shqipërisë me rezultatin 0-1 pas 120 minutash lojë. Ekipi bardheblu luajti mbi 40 minuta me një lojtar më shumë, por nuk ia doli mbanë që të kualifikohej.

Për shkak të këtij rezultati Emanuel Egbo mund të largohet nga drejtimi i skuadrës. Numri një i stolit mori goditjen e parë të sezonit dhe nuk e ka nisur mirë kampionatin. Presidenti Refik Halili duket se nuk i ka pëlqyer aspak nisja e këtij sezoni ndaj dhe mund të marrë këtë vendim drastik.

Një nga emrat më të përfolur për ta zëvendësuar është Nevil Dede. Trajneri e njeh mirë Superioren dhe ka luajtur me bardheblutë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?