Testet mjekësore/ Juventusi arrin marrëveshjen, gjen zëvendësuesin e Bonuccit
Fundi i operacionit. Juventus tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën gjermane Schalke 04 për transferimin e qendërmbrojtësit, Benedikt Howedes.
“Sky Italia” raporton se Howedes do të huazohet tek ‘Zonja e Vjetër”, me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Sipas “Calciomercato.com”, për sezonin në huazim bardhezinjtë do të paguajë 3.5 milionë euro, ndërsa për blerjen e plotë të kartonit edhe 11.5 milionë euro të tjerë, që në total bëjnë 15 milionë euro.
Mbrojtësi gjerman cilësohet si zëvendësuesi ideal i Bonuccit dhe gjermani në fund të sezonit pritet të nënshkruajë kontratën e re ku do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2021.
29-vjeçari brenda 24 orëve pritet të udhëtojë në Torino për të kryer testet mjekësore me klubin e ri.
/ SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

