Tetë gjëra që mund t’ju kenë shpëtuar në finalen e Superkupës së Europës

Real Madrid mori trofeun e parë europian me fitoren 2 – 1 ndaj Manchester United në Superkupën e Europës. Golat nga Casemiro dhe Isco e ndihmuan Zinedine Zidane të fitojë, pavarësisht golit të shënuar nga Romelu Lukaku për Manchester në pjesën e dytë. Nëse keni humbur diçka nga ndeshja e luajtur në stadiumin Filipi II në Shkup, lexoni më poshtë disa nga momentet më pikante.

Real Madrid beat Manchester United 2-1 in Macedonia to win the Super Cup

 

Swiss Digital Desktop Reklama

CR7, ikona e modës

Swiss Digital Mobile Reklama

Cristiano Ronaldo është një nga yjet më të mëdhenj të botës së sportit, një hero i futbollit për miliona persona dhe një ikonë mode për shumë të tjerë. Ai ka thyer rekorde të shumta, madje ka nisur të prodhojë edhe linjën e tij të të brendshmeve. Por në të martën në Shkup sulmuesi i Real Madrid tregoi se ai është vërtet një njeri i masës, duke iu bashkuar tendencës më të fundit të modës – sandale dhe çorape.

Ronaldo u la në stol nga Zinedine Zidane pasi u kthye në stërvitje vetëm të shtunën. Ai nuk u stërvit me shokët e skuadrës përpara ndeshjes, por u shfaq në fushën e lojës me disa prej shokëve të tij të skuadrës me çorape e sandale.

Cristiano Ronaldo waves to supporters after emerging onto the pitch ahead of the Super Cup

Zinedine Zidane fitoi takimin e parë historik mes dy gjigantëve europianë

Real Madrid dhe Manchester United are dy ekipet me më shumë medalje në Europë. Mes tyre, dy gjigantët e futbollit kanë siguruar 15 Kupa Europiane dhe kanë fituar 53 tituj në kampionate. Por në përballjen e të martës në Shkup ishte hera e parë që ata takoheshin në një finale të Superkupës. Në fakt, ishte hera e parë që takoheshin në një finale europiane.

Manchester United and Real Madrid met in a major European final for the first time in Skopje

Hera e tretë me fat për Romelu Lukakun

Jose Mourinho aktivizoi të tre blerjet e tij të mëdha të verës, Romelu Lukaku, Victor Lindelof dhe Nemanja Matic, të cilët provuan shijen e parë të fanellës së United. Ishte gjithashtu shansi i parë për të treguar se investimi prej 145.7 milionë paund që United bëri për ata nuk shkoi dëm. Dhe Lukaku dukej sikur po zhgënjente.
Në pjesën e parë, numri i United pati një moment për t’u harruar teksa Ander Herrera rrëmbeu topin nga Toni Kroos dhe u lëshua në sprint drejt portës. Lukaku ishte në pozicion jashtë loje në atë moment, por, në vend që t’i hapte korridorin shokut të tij të skuadrës, ai u lëshua mbi topin dhe e prishi aksionin.

Ander Herrera tackles Toni Kroos but Lukaku, who was offside, decided to run onto the ballThe error of judgement meant United's attack was brought to an end

Më pas, teksa Isco dyfishoi për Real Madrid, sulmuesit belg iu dhurua një shans që të rregullonte gabimin e tij dhe të shënonte për United. Por pasi Keylor Navas priti një goditje me kokë të Paul Pogba, Lukaku arriti vetëm të godasë shtyllën nga fare afër portës. Për fat të mirë nuk e përsëriti gabimin kur topi i erdhi në këmbë nga një pritje tjetër e portierit pas goditjes së Matic.

Steven Gerrard ngre pikepyetje mbi sjelljen e Paul Pogba në ekip

Ashtu si miku dhe shoku i tij i ri i skuadrës, Lukaku, edhe Paul Pogba pati një pjesë të parë për t’u harruar në Shkup. Real krijoi më shumë në 45 minutat e para dhe shkoi në pushim me rezultatin 1 – 0. Gjatë pjesës së parë ish -kapiteni i Livepool, Steven Gerard nuk u kursye kur u pyet se çfarë mendonte për performancën e francezit.

“Mendoj se ishte i varëfr, nëse do të jem brutalisht i ndershëm”, tha ia. “Performanca e tij në pjesën e parë nuk ishte e mirë. Mendoj se u tregua individualist në vend që të mendonte për shokët e skuadrës, në 45 minutat e para”.

Paul Pogba was criticised for his first-half display by ex-Liverpool skipper Steven Gerrard

Ed Woodward dhe Florentino Perez, ballë për ballë

Çdo frikë se United apo Real do të shfaqeshin të lodhur si pasojë e ndeshjeve parapërgatitore u zvanit shpejt në Shkup, pasi dy gjigantët luajtën një Superkupë me kualitet të lartë. Dhe atmosfera u duk pak e ftohtë kur shefi i United, Ed Woodward u ul vetëm një vend larg homologut të tij madrilen, Florentino Perez.

Marrëdhëniet me dy klubeve – dhe dy prej njerëzve më të fuqishëm të futbollit botëor – janë tendosur vitet e fundit, sidomos pas tentativës së dështuar për të lëvizur David de Gea në Bernabeu, verën e vitit 2015.

Madrid president Florentino Perez (l) sits just one seat away from United chief Ed Woodward (r)

Real Madrid vazhdon traditën e superdominancës spanjolle në Superkupë

Golat nga Isco dhe Casemiro bëjnë që, nga 2009, tetë nga nëntë fituesit e Superkupës të vijnë nga Spanja. Tre herë Real Madrid, tre herë Barcelona dhe dy herë Atletico Madrid kanë triumfuar që kur Zenit St Petersburf fitoi kundër Manchester United. Bayern Mynich, që mundi Chelsea në 2013, ishte ekipi i fundit jo-spanjoll që e fitoi këtë titull. Dhe në atë kohë, tre nga katër ekipet e para ishin spanjollë.

Madrid have now won the Super Cup three times since 2009 as Spain dominate the trophy

Jose Mourinho takon gjyqtarin e tij

Trajneri i M. United ka rrallëherë frikë t’ua tregojë emocionet e tij gjyqtarëve para, gjatë dhe pas ndeshjes. Dhe të martën portugezi u përball me gjyqtarin ikonë, Pierluigi Collina. Italiani u tërhoq nga arbitrimi në 2005, por tani është president i komitetit të arbitrave në FIFA – duke u bërë zyrtari më i fuqishëm i futbollit botëror. Dhe Mourinho nuk ishte në qejf për t’u ankuar kësaj here. Portugezi luftarak dhe ikona e arbitrazhit u panë të shkëmbejnë batuta mes tyre.

…Por a kishte ai të drejtë të ankohej menjëherë më pas?

Goli i Casemiros i dha fitoren Zinedine Zidane-it dhe bëri që Jose Mourinho të mos arrinte të merrte trofeun e tij të tretë më United. Por a qëndronte goli? Ai u duk në pozicion jashtë loje në krosimin e Dani Carvajal. Për gjyqtarët goli ishte i rregullt. Casemiro ishte në kufirin e pozicionit jashtë loje dhe goli qëndronte. /Përgatiti: Lapsi.al

Casemiro's first-half goal stood despite replays suggesting he could have strayed offside

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?