Teuta barazim pa gola në miqësoren ndaj Atyrau-t

Teuta ka zhvilluar sot testin e tretë miqësore me Atyrau-n. Skuadra që drejtohet nga Stavri Nica u ndal në një barazim 0-0. Pjesa e parë ishte më e mirë për ekipin durrsak, por pa mundur që të gjenin rrugën e rrjetës. Në fraksionin e dytë, Nica bëri disa ndryshime në formacion duke ndikuar edhe në lojën e skuadrës.

Atyrau është një ekip nga Kazakistani, të cilët e mbyllën sezonin në vendin e 8-të dhe po zhvillojnë përgatitjet për nisjen e sezonit të ri. Durrsakët vuajnë në gjetjen e golit dhe kjo gjë është vënë re edhe gjatë fazës përgatitore në Turqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?