Teuta bën paqe me Tiranën, errësirë për 5 minuta në pjesën e parë

Teuta dhe Tirana nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në javën e dytë të Kategorisë Superiore. Të dy ekipet dhuruan një ndeshje spektakolare veçanërisht në 45 minutat e para. Tirana kaloi e para në avantazh me anë të Hasanit, ende pa kaluar 5 minuta lojë, por euforia e kryeqytetasve nuk zgjati shumë.

Vendasit barazuan 5 minuta më vonë nga pika e penalltisë, pas ndërhyrjes së VAR-it. Më pas, ishte Gjinollari ai që kaloi në avantazh Teutën në minutën e 21.

Në minutën e 37-të pati dhe një moment ndërprerje të lojë për 5 minuta, pasi u ndërpre energjia në stadium, por gjithçka u rregullua më pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e dytë e takimit ishte më e mirë për Tiranën, e cila krijoi më shumë raste. Najdovski arriti të barazonte shifrat në minutën e 59 falë një këmbëngulje të tij në zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?